Transporti në komunizëm, makinat me të cilat udhëtonin shqiptarët/ Nga Leonard Veizi

Описание к видео Transporti në komunizëm, makinat me të cilat udhëtonin shqiptarët/ Nga Leonard Veizi

#fjalaweb​​​​ #fjala.al #editorial
Në tregun lindor, aty ku Kampi Socialist kishte vënë sinorët e tij, gjithçka mund ta merrje me klering. Domethënë, mall me mall. Pra nuk kishe nevoja të paguaje me para në dorë, ashtu siç ndodhte në perëndim, veprimtari e cila cilësohej si: cash.
Nëse eksportoje qepë, domate, speca apo presh, mund të merrje lehtësisht makina. Në praktikën e përditshme, shoferët e viteve kur në Shqipëri ngrihej socializmi “me forcat tona”, thoshin se makinat lindore shpenzonin shumë më tepër karburant se ato perëndimore. Por duket se kjo nuk kishte vlerë përderisa nafta vendase i mbulonte pa problem nevojat e qarkullimit të mjeteve shtetërore, që nuk ishin aq të shumta sa t’i mbaronin rezervat e vendi të mbetej thatë.
Formula ishte e njohur për vendet që ishin pjesë e KNER-it.

Mos harroni të bëni subscribe kanalin tonë për më shumë video të ngjashme

Комментарии

Информация по комментариям в разработке